Frankfurti po ‘lufton’ për Kapllanin

Edmond Kapllani u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundjavës ndaj Greuther Furthit, ndërsa organet disiplinore të Federatës së Futbollit Gjerman e dënuan me tri ndeshje pezullim.

Ndërkohë, FSV Frankfurti tani po ‘lufton’ për zbutjen e dënimit të sulmuesit shqiptar. “Kemi pranuar të hënën dënimin prej tri ndeshjeve për Kapllanin, kurse ne jemi ankuar në zbutjen e dënimit në dy ndeshje”, tha drejtori menaxhues i Frankfurtit, Jens Uwe Munker, shkruan Bild.de. (Gazeta Olle)