Franco Foda reagon pas humbjes ndaj Hungarisë, tregon se ku gaboi Kosova

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur pas miqësores Hungari-Kosovë (2-0) në emisionin “Dardanët”, ku ka treguar se ku kanë gabuar ‘Dardanët’ në këtë sfidë.

“Deri në minutën e 60’ isha shumë i kënaqur. Në pjesën e parë kishim mundësitë më të mira për shënim. Por, në pjesën e dytë pranuam gol që nuk bën të pësohet në këto nivele”.

“Pas pësimit të një goli të tillë kishte edhe 30 minuta, dhe mund të barazonim. Më pas pësuam edhe të dytin dhe ndeshja mbaroi”.

“Lojtarët patën mundësinë të tregonin veten. Jam i kënaqur me secilin lojtar, edhe me ata që erdhën nga banka rezervë. Kemi mundësi të përmirësohemi”, ka thënë fillimisht Foda.

“Skuadra u mundua t’i zbatonte urdhrat dhe ato që u kërkova unë. Bëmë presing, fituam shumë topa dhe krijuam raste. Ndonjëherë kemi humbje të lehta të topit, si te goli i parë. Nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë”.

“Performancën që bëmë për 60 minuta, duhet të mësohemi ta bëjmë për 90 minuta, por nuk jemi ende në atë nivel. Kjo është shumë e rëndësishme, duhet të përmirësohemi në këtë drejtim”.

“Për të arritur kualifikimet në Botëror apo Europian, ne duhet të performojmë për 90 minuta. 60 minuta nuk mjaftojnë”, është shprehur tekniku i Kosovës.

Lojtarët e ardhur nga stoli?

“ Gjithmonë shpresa është që të përmirësohet loja me zëvendësimet që bëjmë. Humbëm topa, atë priste Hungaria, nuk bën të ndodhë më një gjë e tillë”, përfundoi ai./ss/

Lituania i bashkohet grupit të Kosovës në Ligën e Kombeve

Rrahmani: Ishte ndeshje e mirë, por goli na prishi planet në pjesën e dytë