Franco Foda: “Nuk kam qenë kurrë në Islandë”

Pas shortit në Nyon, në selinë e UEFA-s është shprehur edhe trajneri Franco foda. Tekniku i huaj ka qenë pjesë e delegacionit zyrtar të Kosovës nëshort. Pas presidentit Ademi, Foda ka dhënë mendimin e tij sesi e sheh situatën.

“Nuk kishim asnjë ndikim në shortin e hedhur. Jemi të lumtur për ndeshjen që na pret kundër Islandës.

Unë personalisht nuk kam qenë kurrë në Islandë, por di që kanë një skuadër të fortë. Por edhe ne jemi në një formë shumë të mirë, në një gjendje po ashtu shumë të mirë.

Shanset janë 50 me 50 dhe ne si Kosovë do të bëjëm gjithçka për të kaluar në Grupin B.”, u shpreh trajneri Foda i Kosovës.

Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B

Zbulohen mundësitë e Kosovës për të kaluar në Ligën B