Francë – Poloni, formacionet zyrtare

Franca do të përballet me Poloninë në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Francezët dolën si lider nga Grupi D, derisa Polonia si e dyta nga Grupi C.

Dy ekipet përfaqësuese nga Evropa kanë për synim kalimin në çerekfinale, edhe pse Franca mbetet favorit i madh në letër dhe njëherëisht ndër favoritët kryesorë për ta fituar Botërorin.

Franca dhe Polonia janë përballur tetë herë gjatë historisë së dy Kombëtareve, ku francezët kanë bilanc më të mirë me katër fitore, tre ndeshje janë mbyllur baras dhe vetëm një fitore është për polakët.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve titullar për ndeshjen që fillon nga ora 16:00.

Formacionet zyrtare:

Franca: Lloris, Kounde, Upamecano, Varane, Th.Hernandez, Rabiot, Tchouameni, Griezmann, Dembele, Giroud, Mbappe.

Polonia: Szczesny; Bereszynski, Glik, Kiwior, Cash; Frankowski, Kaminski, Krychowiak, Zielinski; Szymanski; Lewandowski

/Gazeta Olle/

Pacolli: Në emër të popullit unë do ta paguajë dënimin për Xhakën nëse FIFA e gjobit atë

Ballkani i hakmerret Llapit, shënon fitore të thellë në Podujevë