Francë – Danimarkë, përfundon pjesa e parë

Ka përfunduar pa gola, 0-0, pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Francës dhe Danimarkës, e cila po zhvillohet në stadiumin 974. 

Është ky duel i vlefshëm për xhiron e dytë të Grupit D në Botërorin “Katar 2022”, shkruan Gazeta Olle.

Francëzit ishin më dominues në 45-minutat e para, megjithatë nuk arritën deri te shënimi i golit.

Ndonëse të fokusuar më shumë në mbrojtje, danezët tentuan disa herë të dalin në sulm por pa arritur të godasin portën e Hugo Lloris.

Franca në ndeshjen e parë kishte fituar 4-1 ndaj Australisë, teksa Danimarka barazoi pa gola me Tunizinë. /Gazeta Olle/ 

FIFA akuzon Serbinë për provokim ndaj Kosovës në Katar

Sigal Prishtina mposhtet nga Budivelnyk në Estoni