Franca shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Marokut

Kanë përfunduar 45 minutat e para të sfidës së dytë gjysmëfinale mes Francës dhe Marokut.

Francezët kanë shkuar në pushim mes pjesëve me një një gol epërsi 1-0.

Ishte mbrojtësi i majtë, Theo Hernandez që realizoi në minutën e pestë një gol akrobatik për 1-0.

Maroku kishte raste të mira shënimi për të barazuar shifrat në 1-1, por Lloris u tregua i saktë në pritjet e tij.

Gjithsesi na pret një pjesë e dytë shumë e fortë me dy Kombëtaret që kërkojnë një biletë për finalen e madhe ku i pret Argjentina. /Gazeta Olle/

Skuadra franceze dëshiron t’ia vë emrin e Olivier Giroud stadiumit

Dramë në Suharekë, Ylli mposht Pejën me një pikë epërsi