Franca e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Polonisë me rezultat 1-0.
Ka qenë një pjesë e parë shumë e pasur me raste shënimi, por për golin e parë u desh të pritej minuta e 42-të e ndeshjes.
Kylian Mbappe dha një asistim perfekt për Olivier Giroud i cili realizoi bukur për 1-0.
Për sulmuesin e AC Milan ky gol do të mbahet gjatë në mend, pasi është i 52-të në karrierën e tij me Francën dhe tani zyrtarisht bëhet golashënuesi më i mirë në histori të ‘Gjelave’.
/Gazeta Olle/