Lionel Messi ka fituar Topin e Artë, të tetin në karrierën e tij nga prestigjiozja franceze France Football.
Ylli argjentinas është rikthyer menjëherë në Miami me presidentin e Inter Miamit, Jorge Mas.
Por një foto me presidentin e klubit Jorge Mas në aeroplanin privat është bërë virale në rrjetet sociale.
Në Topin e Artë shihet edhe truproja e Messit, Yassine Chueko i cili është bërë viral për përcjelljen që i bën argjentinasit në SHBA.
Ai po qëndronte afër Messit edhe në aeroplanin privat dhe po e shikonte teksa po bënte foto me presidentin Jorge Mas.
Më vonë edhe vet Yassine Chueko shfrytëzoi rastin për të bërë një foto me argjentinasin duke e publikuar në rrjetet sociale.
Foto në fjalë është bërë virale, teksa shumë tifozë shkruajnë me shaka se Yassine Chueko nuk e lë Messin të lirë as në shtëpinë e tij. /Gazeta Olle/