Fotoja e Celinës hidhëron norvegjezët (FOTO)

Fotoja e Bersant Celinës e publikuar mbrëmë në Facebook, ku ai pozon me një fanellë të Kosovës, ka hidhëruar mediat norvegjeze, sipas të cilave gjasat që ai të përfaqësojë Norvegjinë janë të vogla.

“Këtu është fotografia, Hogmo (trajneri i Norvegjisë) mërzitet ta shoh”, shkruan portal norvegjez, ‘nettavisen.no’, transmeton Gazetaolle.com.

Pavarësisht fotos, babai i Celinës, Eduardi, nuk ia humb të gjitha shpresat Norvegjisë.

“Bersanti ende nuk ka marrë vendimin final se për cilën Përfaqësuese A do të luajë zyrtarisht. Është ende i hapur për stafin e trajnerëve”, deklaroi Celina për ‘Nettavisen.no’. (Gazeta Olle)