Fotografi e publikuar për herë të parë, tre legjenda shqiptare në grumbullimin e kombëtares në vitin 1946

Tre prej figurave më të mëdha të futbollit shqiptar, Loro Boriçi, Zihni Gjinali dhe Muhamet Dibra gjatë një grumbullimi me ekipin kombëtar, në vitin 1946.

Interesant është fakti se të tre shkëlqyen si futbollistë, por pas lënies së futbollit ata u shquan edhe si teknikë të mrekullueshëm.

Treshja në foto ka lënë gjurmë me punën e tyre në ekipet shqiptare, duke u përkujtuar dhe sot, madje stadiumi në Shkodër mbanë emrin e legjendës Loro Boriçi, ku kombëtarja Shqiptare ka zhvilluar shumë ndeshje para se të ndërtohej Air Albania.

/Gazeta OLLE/

 

 

Bad News Eagles të pafat, mposhten nga NIP – shkëlqen REZ!

Prizrenit 16 i takon vendin i tretë