Armando Broja është në rrugën e duhur për të zhvilluar një karrierë fantastike dhe për t’u bërë një “yll”.
20-vjeçari nga Malësia e Madhe, është rritur në klubin e Chelsea, teksa më 26 shkurt të vitit 2020 firmosi kontratën e parë si profesionist me “Blutë e Londrës”.
Në shtatorin e vitit të kaluar erdhi debutimi me kombëtaren shqiptare, ku deri tani ka realizuar tre gola në 10 ndeshje të luajtura me skuadrën e Edi Rejës.
Sezonin e kaluar u huazua në Eredivisie te Vitesse (10 gola), ndërsa këtë sezon po luan i huazuar te Southampton (2 gola në Premier League me “Shenjtorët”).
Drejtuesit e Chelsea dhe trajneri Thomas Tuchel e vlerësojnë si një lojtar me potencial të madh, dhe në 31 maj të këtij viti djaloshi nga Malësia e Madhe firmosi për pesë vite me kampionët e Europës.
Më poshtë ju sjellim disa foto të Brojës kur ishte më i vogël. Në njërën prej tyre shihet me Roman Abramovich, presidentin e Chelsea, teksa nuk mungon as një foto në akademinë e Tottenham, klub ku sulmuesi shqiptar bëri një provë vite më parë.