Një fotografi sa një mijë fjalë e viteve të 90-ta (viti i saktë i saj nuk dihet).
Burra të mëdhenj në vijë të frontit sportivë kundër okupatorit serb. Emra të njohur sportivë, që gjysma prej tyre sot nuk janë në këtë botë.
I pari në të majtë Besim Hasani (ish kryetar i KOK-ut), Ismajl Kasumi, Rexhep Abdullahu (ish kryetar i FFK-së), Hamdi Govori, Agim Ademi, Blerim Vuniqi, me letër në dorë Muharrem Musliu, me setër të bardhë Beqir Aliu dhe krahas tij Bajram Neziri.
Në këtë botë nuk janë Hamdi Govori, Rexhep Abdullahu, Bajram Neziri,
Nuk ishte e lehtë të merreshin vendime në atëkohë, ndaj një regjimit kriminal siç ishte pushtuesi serb. Megjithatë këto burra ishin në ballë dhe për asnjë moment nuk iu tremb syri nga çfarë kërcënimi që vinte nga okupatori.
Nga këto fytyra sot njëri prej tyre është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Është fjala për Agim Ademin, që nga viti 1992 nuk iu nda kurrë futbollit, nga koha kur ishte në krye të Kosovës së Prishtnës, dha aq sa mundi për futbollin dhe sportin dhe sakrifikoi deri në pikën e fundit, duke i bërë rezistencë të fuqishme regjimit serb së bashku me këta burra që shihen në foto.