Foto e rrallë: Kur Kosova luajti në Turqi para 70 mijë tifozësh

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ishte mposhtur në Izmir nga ajo e Danimarkës në finale.

Legjendat e futbollit kosovar datojnë qysh moti. Këtë e tregon edhe një fotografi e realizuar në vitin e largët 1988.

Në fotografi shihet 11-shja titullare e Kosovës në një turne për grupmoshat i mbajtur në Turqi, shkruan Express.

Pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, sikurse shihet nga fotoja, ishin yje si portieri Ahmet Beselica, pastaj Rexhep Fona, Besnik Kollari, Arbër Hasanxhekaj, Ardian Merkoja, Vaniq, Rade Zallad e trajneri Ferat Karabeg.

Kosova U21 dhuroi paraqitje tejet të mira atje, teksa u mposht vetëm në finale nga Danimarka 3:2.

Rexhep Fona realizoi dy golat e Kosovës në këtë takim, në prani të rreth 70 mijë tifozësh në stadiumin Ataturk në Izmir.

kosova 11

Kosova U-21 në vitin 1988

rexha

 

Rexhep Fona