Fortesa Orana, medaliste në Kampionatin Ballkanit

Karateistja jonë, Fortesa Orana, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Orana shënoi tri fitore në kategorinë e saj +68 kilogramë.

Në luftën për të bronztën mundi Simona Simovska të Maqedonisë së Veriut.

Kosova po përfaqësohet në Kampionatin Ballkanik me 11 garues.

Starti si në ëndrra i Kreshnik Ukës këtë sezon, gjashtë golat e tij e bëjnë Drenicën lider në BKT Superligë

Presidenti Ademi në Rapperswil-Jona të Zvicrës, viziton talentët e rinj