Formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Gambias, Betim Halimi startues

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore në Antalia, ku do të takohet me Gambinë.

Kjo do të jetë miqësorja e katërt e dardanëve në muajin qershor, shkruan Gazeta Olle.

Përzgjedhësi Bernard Challandes për këtë ndeshje ka zgjedhur të luajë me shumicën e futbollistëve që luajnë në Evropë.

Në portë do të jetë Betim Halimi, që është një debutim për të me fanellën e Kosovës.

Formacioni zyrtar i zgjedhur nga Challandes: 

Kosova: Halimi, Thaqi, Domgjoni, Hajrullahu, Bajselmani, Loshaj, Zejnullahu, Balaj, Rrudhani, Topalli, Daku.

/Gazeta Olle/