Formacioni ndaj Polonisë, Reja bën dy ndryshime nga ndeshja e fundit

Shqipëria luan nesër me Poloninë në “Air Albania”, duke nisur nga 20:45.

Sfida kualifikuese e xhirros së tetë për grupin I është deçizve për Kombëtaren kuqezi, teksa është cilësuar si një finale për objetivin që është vendi I dytë në grup.

Tanimë gjithë vëmendja është te trajneri Reja dhe formacioni që ai do hedhë në fushë. Ndryshe nga ndeshja e shkuar me Hungarinë, Gjimshiti dhe Çekiçi janë jashtë.

Mbrojtësi vuan një dëmtim në krah, që do e mbajë jashtë për afro një muaj, ndërsa pogradecari është i pezulluar për shkak të kartonave. Bajrami dhe Veseli shihen si zëvendësuaes të tyre.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (3-5-2): Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi, Bare, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi

Zyrtare: Trajneri i njohur emërohet në krye të Istogut

Reja: I kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve, le të besojmë