Formacioni më i mirë i javës në La Liga, Vedat Muriqi ‘lojtari i javës’

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi ka qenë lojtari më i vlerësuar i javës së shtatë në La Liga, duke qenë kështu edhe pjesë e formacionit më të mirë.

Java e shtatë ishte xhiro shumë interesante në La Liga duke sjell edhe rezultate befasuese ku njëra nga to ishte barazimi 2-2 i Mallorcas me Barcelonën.

Më meritori në këtë barazim të vendasve ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi golin e parë dhe asistoi në të dytin për ekipin e tij.

Kjo paraqitje e mirë e sulmuesit prizrenas nuk mbeti pa u vlerësuar, pasi u vlerësua me notën më të lartë këtë xhiro.

Sipas faqes së specializuar të statistikave Sofascore, Muriqi u vlerësua me notë 8.6, ndërsa pas tij ishin Raphina dhe Ivan Villar me notë 8.5.

Në formacionin më të mirë të javës së shtatë e gjeten veten edhe Nacho Fernandez (8.2), Loic Bade (7.5) dhe Gaston Alvarez (7.5) në mbrojtje.

Në mesfushë përveç Raphinas dhe Suson, u vlerësuan edhe Aleix Garcia (8.1), Erik Lamela (8.2) dhe Samuel Lino (8.0), ndërsa në sulm së bashku me Muriqin e gjen veten edhe Samu Omorodion (8.2).

Formacioni më i mirë i javës së shtatë në La Liga

 

Reali synon dy transferime në repartin ofensivë

E rëndë në Francë, lojtari i Ligue 1 kërcënon me hedhje nga ura!