Formacioni me blerje në Shqipëri, dy lojtarë nga Kosova zënë vend (FOTO)

Deri më tani në Shqipëri kanë lëvizur vetëm katër ekipe, ku kanë kryer disa blerje. 

Shumica e klubeve që kanë blerë lojtarë do të luajnë në Evropë.

Përjashtim bën vetëm Flamurtari, që ka bërë deri më tani katër afrime zyrtare, por nuk luan në Evropë.

Skënderbeu ka marr lojtarë të rëndësishëm si Shkodra, Taku e Dita, të cilët njihen mirë në kampionatin tonë, si dhe kanë zyrtarizuar malazezin Goran Vujoviç.

shkodra 12

Kukësi ka lëvizur tani në fund dhe ka afruar spanjollin Alberto Serran dhe Hair Zeqirin, i cili prej kohësh nuk luan, pasi kish zgjidhur kontratën me Flamurtarin.

skenderbeu

Nuk ka mbetur pa lëvizur edhe Partizani, që në fakt më shumë ka pasur largime, ndërkohë që janë afruar vetëm Kotobelli dhe Progni.

nurkovic 1

Në formacion është portieri i Kosovës Adis Nukrovic dhe mesfushori Donjet Shkodra.

Formacioni