Formacioni i Zvicrës për ndeshjen vendimtare të fazës së grupeve, startojnë Shaqiri e Xhaka

Përfaqësuesja e Zvicrës do të luaj ndeshjen e tretë në Grupin G ndaj Serbisë, ndeshje që është vendimtare për të kaluar tutje.

Helvetikët të udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka dhe super ylli Xherdan Shaqiri janë duke kërkuar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës.

Zvicra deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje, ku ka marrë një fitore e një humbje dhe zë vendin e dytë në grup me tre pikë të tubuara, tre më pak se Brazili lider dhe dy më shumë se Kameruni e Serbia.

Në sfidën që do të zhvillohet në stadiumin 974, Zvicra synon të mos mposhtet, pasi edhe barazimi do t’i kryej punë për të kapur vendin e dytë në grup.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin tanimë ka publikuar emrat e futbollistëve që do të luajnë nga minuta e parë në këtë sfidë.

Mungesa e madhe është portieri Yann Somer, derisa nga minuta e parë në fushë janë dyshja shqiptare Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Formacioni zyrtar i Zvicrës: Kobel, Widmer, Akanji, Schar, Rodriguez, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Sow, Vargas, Embolo.

Konfirmohen dy largimet e radhës nga FC Ferizaj

Kamerun – Brazil, formacionet zyrtare