Formacioni i Shqipërisë së Madhe, e zgjedhin Duka dhe Ademi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi së bashku me homologun e tij nga FSHF, Armand Duka ishin të ftuar mbrëmë në “Shiko Kush Luan”.

Gjatë emisionit atyre iu kërkua të krijonin edhe formacionin e një Kombëtareje të përbashkët, apo të Shqipërisë së Madhe, përcjellë Gazeta Olle.

Ademi zgjodhi 5 futbollistë nga Shqipëria ndërsa Duka gjashtë nga Kosova.

Të dy harronin të zgjedhnin një portier për këtë skuadër:

Futbollistët e zgjedhur:

Portier: Nuk ka

Mbrojtja:  Hadërgjonaj, Rrahmani, Kumbulla, Ismajli

Mesfusha:  Celina, Shala, Rashica, Roshi, Ozuni

Sulmi: Muriqi, Cikalleshi