Prej tri ditësh në Aus tri, aty ku Kombëtar ja shqiptare po zhvillon fazën përgatitore në kuadër të Europianit Gjermani 2024. Mbrëmja e sotme do të rezervojë një takim miqësor, që do t’i japë Silvinjos të provojë diçka me ekipin, për të krijuar atë formacionin ideal që do të sfidojë Italinë më 15 qershor.
Seanca e fundit e kompletuar dje, përpara ndeshjes me Lihtenshtejnin, ka parë edhe Amir Abrashin, i bashkuar me grupin pasi përfundoi angazhimet me klubin e tij në Zvicër. Mesfushori 34-vjeçar ka më shumë rikuperim gjatë seancës. Ndërkohë, sot pritet të mbërrijë edhe kapiteni Berat Gjimshiti, pasi mbaroi dje angazhimet me Atalantën dhe kështu grupi do të plotësohet.
TITULLARËT- Duke qenë se përballë sot do të jetë një kundërshtar modest si Lihtenshtejni, kjo do t’i japë mundësinë Silvinjos që të provojë disa lojtarë që nuk kanë marrë shumë hapësirë në ekipin kombëtar. Mendohet për Mirlind Dakun i cili pritet ta nisë nga minuta e parë këtë takim, ndërsa po ashtu në krahun e majtë mendohet të provohet Arbër Hoxha, i cili ka shfaqur sinjale pozitive edhe në seancat e fundit stërvitore. Në krahun e djathtë do ta nisë Jasir Asani. Anësori nuk ka marrë minuta me klubin e tij dhe ky do të jetë si një test për të në prag të Europianit. Sa i përket mesfushës, mendohet që braziliani mos të ndryshojë asgjë, me Ramadanin, Asllanin dhe Bajramin, me këta dy të fundit të cilët kanë nevojë të luajnë sa më shumë ndeshje.
Ndërkohë minuta pritet të marrin edhe Gjasula, Laçi, të cilëve mund t’u jepet mundësia në pjesën e dytë, apo Medon Berisha që mund të debutojë me Kombëtaren A në këtë miqësore. Sa i përket repartit mbrojtës, në krahun e djathtë do të jetë Elseid Hysaj, ndërsa në qendër, kushtëzuar edhe nga mungesa e Gjimshitit që ishte në fushë dje me Atalantën, do të luajë si titullar Ardian Ismajli dhe Enea Mihaj, por nuk përjashtohet edhe Marash Kumbulla, ndërsa Ajeti ende nuk është 100 për qind gati. Po ashtu mendohet që hapësirë t’i jepet edhe Naser Alijit, në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa portën kuqezi, pritet ta mbrojë nga minuta e parë Thomas Strakosha, duke qenë se Etrit Berisha vjen nga një dëmtim i gjatë.