Formacioni i mundshëm i Llapit kundër Buducnostit të Podgoricës

Me fillim nga ora 20:00 në tempullin Fadil Vokrri, llapjanët do të kërkojnë përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë në Ligën e Konferencës.

Fituesit e Kupës së Kosovës, kampanjën në garat ndërkombëtare nuk i filluan aspak mirë, duke u mposhtur në Podgoricë me rezultat 2-0, shkruan Gazeta OLLE.

Me ndihmën e publikut në Prishtinë, Llapi do të kërkon avancimin në raundin e dytë duke eliminuar Buducnostin.

Në këtë ndeshje, me skuadrën nuk do të jetë i gatshëm qendërmbrojtësi Neto, pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen e parë.

Sipas Gazetës OLLE, Tahir Batatina pritet që të starton ndeshjen me këta futbollistë.

Prishtina sot e zhvillon miqësoren e dytë në Mavrovë

Formacioni i mundshëm i Gjilanit kundër Liepajas