Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Gjeorgjisë: Challandes vjen me disa ndryshime

Kosova do të jetë mysafir i Gjeorgjisë për takimin që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës që mbahet në Katar në fund të vitit të ardhshëm.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në “Batumi Stadium”, me Dardanët që shihen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Bernard Challandes do të ketë mungesa si ajo e Arbër Zenelit dhe Edon Zhegrovës që janë të lënduar, derisa Milot Rashica nuk është lejuar të udhëtojë nga Norwichi, pasi Gjeorgjia është në listën e zezë të Britanisë së Madhe në masat anti-COVID.

Redaksia e Telegrafi Sport ua sjell më poshtë formacionin e mundshëm se si tanët mund të luajë ndaj gjeorgjianëve:

Në portë, për Kosovën pritet të startojë kapiteni Samir Ujkani, shkaku që Aro Muric ka disa shqetësime, të cilat u shfaqën gjatë seancave stërvitore.

Ndryshme në skemën e Challandes do të ndihen edhe në fazat e tjera të fushës, pasi në mbrojtje do të jenë po ashtu disa ndryshime.

Katërshja në fazën defanzive përbëhet nga, Mërgim Vojvoda e Florent Hadërgjonaj që luajnë në krah, e në qendër prite të vendosen Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti.

Një avancim befasuese mund të jetë për Ibrahim Dresevic, që do të jetë në mesfushë, në partneritet me Besar Halimin.

Para tyre, do të jenë të vendosur treshja, Lirim Kastrati, Valon Berisha dhe lojtari më në formë aktualisht i Kosovës, Elbasan Rashani.

Vedat Muriqi do të ndihmohet nga kjo treshe, e që do të shpresojë që të shërbehet me sa më shumë topa.

Kosova në Grupin B është ende pa pikë, gjersa Spanjë si lider ka shtatë, Suedia me gjashtë, Greqia me dy dhe Gjeorgjia me një sosh.

 

Poloni-Shqipëri , vendi i dytë në grupin kalon nga dueli i Varshavës

KOK shpërblen me nga 10 mijë euro kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova