Formacioni i mundshëm i Dritës në ndeshjen e sotme ndaj Royal Antwerp

Sot (e enjte), me fillim nga ora 20:00, zhvillohet ndeshja e kthimit ndërmjet Dritës dhe Royal Antwerp në Ligën e Konferencës. 

Ndeshja e parë ishte zhvilluar të enjten e kaluar në Belgjikë, e cila kishte përfunduar me rezultat të barabartë, 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri Ardian Nuhiu zhvilloi një lojë të mençur në udhëtim, duke pozicionuar ekipin e tij mirë në mbrojtje dhe duke kërkuar golin kryesisht nga kundërzbritjet.

Pas paraqitjes së mirë të ekipit në Antwerp, duket se kryetrajneri do t’i besojë futbollistëve të njëjtë me të cilët u paraqit edhe në ndeshjen e parë.

Sipas Gazetës Olle, Nuhiu pritet t’i vendos këta lojtarë nga minuta e parë ndaj Royal Antwerp.

FC Drita: Maloku; Blakqori, Balde, Limani, Krasniqi; Jashari, Broja, Baftiu; Muja, Ajzeraj, Simonovski. 

/Gazeta Olle/ 

Lista e Kosovës për FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B

Drita – Royal Antwerp, ky kanal televiziv kosovar e transmeton ndeshjen