Formacioni i mundshëm i Ballkanit përball Zalgiris

Skuadra e Ballkanit do të fillojë sot garat evropiane për herë të parë në histori të klubit. Ballkani do të përballet me kampionin nga Lituania, FK Zalgiris.

Ndryshe nga Ballkani që ndodhet për herë të parë në rrethin kualifikues për UEFA Champions League, kundërshtari i tyre është i njohur për këtë fazë.

Përpos mungesës së Rrustem Hoxhës, skuadra e udhëhequr nga trajneri shqiptar, Ilir Daja është e kompletuar dhe e përgatitur plotësisht për këtë sfidë.

Daja, në konferencë për media kishte paralajmëruar se do të sjellë një skuadër ndryshe nga herët e kaluara, teksa ka shtuar se ka përgatitur dy skema të ndryshme për lojën.

Formacionet e mundshme me të cilat mund të paraqiten skuadrat.

Ballkani (4-3-3): Stivi Frashëri (GK); Armend Thaçi, Arbër Potoku, Astrit Thaqi, Egzon Sinani; Lumbardh Dellova, Edvin Kuc, Meriton Korenica; Ermal Krasniqi, Nazmi Gripshi, Qëndrim Zyba.

Shkupi merr pjesë në Ligën e Kampionëve, për herë të parë në histori të klubit

Abazi në ditëlindjen e tij kërkon fitoren e parë më Ballkanin në Champions