Formacioni i javës në Ligën e Evropës – dy yjet shqiptarë pjesë e më të mirëve

Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Berat Gjimshtiti kanë përfunduar në formacionin më të mirë të javës në ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Evropës.

Gjatë ditës së djeshme (e enjte) u zhvilluar ndeshjet e para të fazës çerekfinale të Ligës së Evropës.

Roma mposhti 0-1 Milanin, Bayer Leverkuseni fitoi 2-0 ndaj West Hamit, Benfica fitoi ndaj Marseille 2-1 dhe Liverpooli u turpërua 0-3 nga Atalanta.

Pas ndeshjes, faqja e specializuar e statistikave SofaScore ka publikuar formacionin më të mirë të ndeshjeve të para.

Leverkuseni dominoi formacionin me gjashtë lojtarë, e ndjekur nga Atalanta me dy lojtarë, ndërsa Roma, West Hami dhe Liverpooli patën nga një.

Pjesë e këtij formacioni janë edhe dy yjet shqiptarë, Xhaka dhe Gjimshtiti, së bashku me emra si Lukas Fabianski, Gianluca Mancini, Jonathan Tah, Florian Ëirtz dhe Coady Gakpo.

Përveç tyre vend në formacion fituan Amine Adli, Ezequiel Palacios, Jonas Hoffman dhe Gialuca Scamacca.

Pioli: Goli i Romës i parregullt, mungon edhe një penallti

Më 17 maj disa futbollistë të Bundesligas pritet të pranojnë publikisht se janë homoseksualë