Formacionet zyrtare të ndeshjes Lazio – Zenit, ky është vendimi për Muriqin

Sonte, Lazio do të ndeshet përballë skuadrës së famshme ruse, Zenit në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Olle.

Lazio do të kërkoj të gjejë fitoren dhe të mbetet në ndjekje të liderëve të grupit, Dortmund.

Në 3 takime të këtij sezoni, lacialët kanë arritur një fitore dhe dy barazime.

Trajneri Simone Inzaghi ka vendosur që sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi të jetë në stol.