Shqipëri – Poloni, formacionet zyrtare

Shqipëria do të ballafaqohet me Poloninë në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 20:45.
Tashmë kombëtarja shqiptare ka bërë të ditur formacionin, i cili do të jetë thuajse i njëjtë me përballjen me Çekinë.
Strakosha dhe Uzuni rikthehen si titullarë.

Shqipëria luan me: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Cikalleshi, Uzuni.

Ndërkohë, Polonia do ta nis me këtë formacion (4-4-2): Szczesny; Kaminski, Bednarek, Kedziora, Cash; Kiwior, Zielinski, Szymanski, Krychowiak; Bereszynski, Lewandowski.

22 mijë tifozë në përkrahje të Shqipërisë kundër Polonisë

Korenica: Ëndrrat bëhen realitet, për ne asgjë nuk është e pamundur