Formacionet zyrtare: Shqipëri – Hungari, Reja surprizon me titullarët

Me fillim nga ora 18:00, Shqipëria luan ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë kërkojnë rezultat pozitiv për të qëndruar së paku në mesin e tri skuadrave të para në Grupin I, shkruan Gazeta Olle.

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshe të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Bie në sy aktivizimi titullar, i debutuesit të shumëpritur Nedim Bajrami. Në sulm është preferuar dyshja Uzuni-Balaj. Vlen të theksohet fakti se Cikalleshi ka pasur një problem në gjurin e majtë dhe nuk është në kondicionin e duhur.

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj. 

Hungaria: Gulashi, Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagi, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szobozlai.

/Gazeta Olle/

Federata spanjolle vazhdon me raportime skandaloze, e quan përsëri Kosovën “ekipi i federatës”

Shaqiri e pret Boatengun te Lyoni, klubi poston një foto bashkë të dyshes