Norwich City dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligën Premier.
Qytetarët janë mysafir të Norwichit në takimin që pritet të zhvillohet me fillim nga ora 18:30 në stadiumin ‘Carrow Road’.
Ekipi i Pep Guardiolas vjen nga një seri pozitive me 14 ndeshje pa humbje, ndër to 13 fitore dhe një barazim, teksa synon të vazhdojë serinë e fitoreve për të mbajtur distancën me ndjekësit në vendin e parë.
Në anën tjetër, vendasit kanë hyrë në formë të mirë në ndeshjet e fundit pasi kanë arritur dy fitore dhe një barazim nga tri përballjet e fundit dhe synojnë të vazhdojnë këtë formë.
Guardiola ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime në formacionin titullar, ndërsa trajneri vendas starton me më të mirët, ku nga minuta e parë luan edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.
Norwich City: Gunn; Aarons, Hanley, Gibson, Williams; Gilmour, Lees-Melou, McLean; Sargent, Pukki, Rashica;
Man City: Ederson; Walker, Dias, Ake, Zinchenko; Fernandinho (C), Gundogan Bernardo; Mahrez, Foden Sterling;