Formacionet zyrtare: Kosova – Armenia, tre lojtarë të Superligës nga minuta e parë

Kosova zhvillon sot miqësoren e parë të nëntorit ndaj Armenisë në “Fadil Vokrri”. 

Alain Giresse ka ftuar disa futbollistë të rinj për këto miqësore, por nuk i ka lënë anash as futbollistët e Superligës, shkruan Gazeta Olle.

Madje, përzgjedhësi i Dardanëve ka vendosur që ndaj Armenisë të startojë me tre futbollistë nga elita e futbollit kosovar.

Treshja e Superligës së Kosovës, Ilir Krasniqi i Llapit, Lumbardh Dellova i Ballkanit dhe Muharrem Jashari i Dritës do të startojnë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Bekaj, Krasniqi, Dellova, Haliti, Sadriu, Jashari, Abedini, Bislimi, Kastrati, Sadiku, Veliu

Armenia: Buchnev, Hakobyan, Mkrtchyan, Hartoyan, Hovhannisyan, Harutyunyan, Grigoryan, Dashyan, Babayan, Shaghoyan, Bichakhchyan

Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Armenisë nis nga ora 18:00. /Gazeta Olle/ 

 

Vonesa të lojës, hedhja e gurëve në fushë, fyerje ndaj Batatinës – Disiplinor merr këtë vendim për Ballkanin

Xhiroja e parë në Ligën Unike sjell përballje interesante