Formacionet zyrtare: Feyenoord – Drita, nënkampionët e Kosovës të gatshëm për të shkaktuar mrekullinë e radhës

Nuk e kishte menduar askush se Drita do të ndalte Feyenoordin në një barazim pa gola 0-0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Por barazimi në ndeshjen e parë i ka dhënë motiv të madh gjigantit kosovar për të tentuar mrekullinë në Rotterdam, shkruan Gazeta Olle.

Sonte me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja e kthimit në stadiumin ‘De Kuip’ në Rotterdam

Janë publikuar formacionet zyrtare për këtë takim:

Feyenoord: Blijlow, Fer, Pedersen, Senesi, Malacia, Toornstra, Orkun Kokçu, Till, Johanbakhsh, Linssen, Sinisterra.

Drita: Maloku, Blakqori, Cuculi, Arago, Limani, Vucaj, Jashari, Fazliu, Ajzeraj, Muja, Simonovski. 

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Espen Eskas nga Norvegjia së bashku me asistentët e tij Kim Thomas Haglund dhe Oystein Ytterland. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Ballkani nënshkruan me mbrojtësin i cili vjen nga skuadra kampione e Shqipërisë

Formacionet zyrtare: Connah’s Quay – Prishtina, kampionët e Kosovës luajnë për ta siguruar kualifikimin