Gjilani shënon fitore të madhe ndaj Drenicës, Ballkani rrëmben kreun përkundër barazimit me Dukagjinin

Ka përfunduar xhiro e 10-të e Superligës së Kosovës në futboll, me dy ndeshjet e zhvilluara sot.

Gjilani ka arritur fitore të madhe në shtëpi, duke mposhtur Drenicën me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle.

Gerhard Progni realizoi dy golat për gjilanasit (65′ dhe 76′), ndërsa golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Baton Zabërgja (83′).

Në duelin tjetër, Ballkani nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në udhëtim te Dukagjini.

Megjithatë, suharekasve i mjaftoi kjo pikë që të ngjiten në pozitën e parë në tabelë, pas humbjes së Drenicës.


Gjilani 2 – 1 Drenica / LIVE

Përfundon ndeshja.

83′ GOOOOOOL: Baton Zabërgja kthen në lojë Drenicës, ngushton rezultatin.

76′ GOOOOOOL: Gerhard Progni ka shënuar nga pika e bardhë, dyfishon epërsinë.

65′ GOOOOOOL: Gerhard Progni lëshon një projektil drejtë portës së Drenicës, shënon super gol.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Gjilani: Koliçi; Sorsa, Rapa, Halili, Hoxha; Useini, Dabiqaj; Hajdani, Progni, Torassa; Krasniqi;

Drenica: Haxhijaj; Lushtaku; Jashari, Qaqi, Avdulli; Gashi, Arrabal, Thaqi; Denisson, Zabergja, Uka;

Gjyqtarët: Visar Kastrati, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Isak Ceroviku dhe Alban Shala (VAR).

Stadiumi i qytetit në Gjilan


Dukagjini 0 – 0 Ballkani / LIVE

Përfundon ndeshja.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Dukagjini: Haxhihamza, Mërlaku, Shala, Basri, Syla, Ahmeti, Hasanaj, Januzi, Da Sillva, Dallku, Shabani. Kryetrajner: Armend Dallku

Ballkani: Frashëri, Gashi, Thaqi, As. Thaqi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Hoxha, Malaj, Jashanica, Solomon. Kryetrajner: Bekim Isufi

Gjyqtarët: Mervan Bejtullahu, Faton Jakupi, Zgjim Rrahimi, Lirim Jashari dhe Dardan Çaka (VAR).

Stadiumi: “18 qershori”, Klinë


 /Gazeta Olle/

Zyrtare: Steve Bruce nuk është më trajner i Newcastle

Xhiro e “çmendur” me shumë përmbysje, këto janë rezultatet e plota në dhjetë ndeshjet e Ligës së Parë