Kampioni i Kosovës triumfoi me rezultat 4-1 ndaj kampionëve të Uellsit javën e kaluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan Gazeta Olle.
Fitorja me tre gola epërsi i jep shpresë dhe motiv Prishtinës edhe për ndeshjen e dytë, për të kaluar tutje në rrethin e tretë të garës së tretë më të madhe evropiane për klube.
Janë publikuar formacionet për këtë takim:
Connah’s Quay: Byrne, Wilde, Disney, Haran, Morris, Poole, Edwards, Moore, Mullan, Owens, Insall.
Prishtina: Nika, Bekteshi, Krasniqi, Mankenda, Mici, Bardhoku, Boshnjaku, Krasniqi, Shabani, John, Hoti.
Ndeshja mes Connahs Q dhe Prishtinës zhvillohet në Park Avenue në Aberystwyth të Uellsit.
Ky takim do të gjykohet nga finlandezi Petri Viljanen së bashku me asistentët Mika Lamppu dhe Riku Vihreavuori. /Gazeta Olle/