Formacionet zyrtare: Bodo/Glimt – Prishtina, kampionët e Kosovës të gatshëm për ta shkruar historinë

Prishtina po kërkon ta shkruajë historinë në futbollin kosovar duke arritur në rrethin e fundit të kualifikimeve të Europa Conference League.

Kampionët e Kosovës kanë mposhtur skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt në ndeshjen e parë me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle.

Prishtinasit edhe përkundër fitores sot i pret një duel i vështirë në Norvegji, kundër kampionëve të këtij vendi.

Djemtë e Zekrija Ramadanit do të kërkojnë rezultat pozitiv ndaj kundërshtarit, pasi ata mund të kualifikohen edhe në rast se arrijnë një barazim.

Janë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje:

Bodo/Glimt: Halkin, Sampsted, Moe, Lode, Bjorkan, Brustd Fet, Berg, Saltnes, Vetlesen, Bothiim, Solbakken

Prishtina: Haxho, Mici, Bekteshi, Vangjeli, Krasniqi, Boshnjaku, Krasniqi, Avdyli, Kryeziu, John, Mankenda.

Ndeshja do të fillojë në orën 18:00 sipas kohës tonë lokale. /Gazeta Olle/

Dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares dhe humb duelet e rëndësishme të shtatorit

Drenica arrin marrëveshje me futbollistin i cili u prezantua tek Llapi