Formacionet zyrtare: Arsenali synon ngritjen në tabelë në sfidën ndaj Crystal Palace

Arsenali është mysafir i Crystal Palace në Selhurst Park në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez.

Topçinjtë ndodhen në vend të pestë në renditjen tabelare me pikë të barabarta me Tottenham Hotspur që ndodhet një pozitë më lartë.

Fitorja eventuale do ta kthejë Arsenalin në vend të katërt me dy pikë më pak se Chelsea që mban vendin e tretë.

Crystal Palace mban vendin e 12-të në tabelë me 34 pikë, 12 pikë më shumë se zona e rrezikut për të rënë nga Liga Premier.

Trajnerët Patrick Vieira dhe Mikel Arteta i kanë përgatitur formacionet, me të cilat do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Crystal Palace: Guaita; Clyne, Andersen, Guéhi, Mitchell; Gallagher, Kouyate, Schlupp; Zaha, Mateta, Ayew.

Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale; Cedric, White, Gabriel, Tavares; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Lacazette.

(Video) Rindërtimi i selisë së FFK-së

Nga Sampdoria e Manajt dhe Vrionit: Ardit Lika, i riu që synon të lërë shenjë te Shqipëria