Formacionet Stoke – United, Van Gaal ia ka frikën Shaqirit (Foto)

Manchester United ka katër ndeshje pa shënuar fitore, nëse llogaritet edhe ato te Champions League me PSV-ën dhe Wolsburgun ka plot 6 takime që nuk i ka gëzuar me fitore tifozët.

Trajneri Louis Van Gaal është në presion të madh pas rezultateve negative në javët e fundit.

‘Djajtë e Kuq’ janë në një situatë alarmante, sepse në katër takimet e fundit në Premier League kanë fituar vetëm dy pikë dhe të shtunën, duke filluar nga ora 13:45, në stadium “Britannia” në Stoke i pret një përballje e vështirë ndaj skuadrës së Xherdan Shaqirit.

Trajneri i Manchester Utd, Louis van Gaal ndoshta e ka edhe trenin e fundit, o fitore o mund të shkarkohet. Ai është në thumb të kritikave nga media angleze, pasi i mungojnë rezultatet. Sipas skemës së ‘Guardian’ Shaqiri do të luajë nga minuta e parë dhe Manchester Utd gjithsesi se ia ka frikën shqiptarit, për faktin se në takimet e mëdha si me Chelsean e Manchester Cityn ka qenë më i miri.

shak atek