Formacionet e mundshme Barcelona – Real Madrid

Në botën e futbollit nuk ka asnjë ndeshje të ngjashme me El Clasico-n. Dy gjigandët e La Ligas, Barcelona dghe Real Madrid do të rikthehen sërish sotnë fushë, për një përballje direkte për titullin. “Camp Nou” do të jetë skena ku do të luhet shfaqja e 229 e El Clasicos, në një 90 minutësh që mund të jetë përcaktues për fatin e trofeut të Primera Division.

Në sfidën e parë Real Madridi fitoi 3-1, dhe në atë periudhë ashtu si në të tashmen, Barcelona qëndronte përpara në renditje, përpara se El Clasico të ndryshonte balancat në krye.

Por 2015 riktheu sërish në vendin e parë katalanasit, falë dhe hapave fals të “Los Blancos”, që është vënë nën shënjestrën e kritikave nga tifozët për paraqitjet e javëve të fundit. As fitorja me Levanten 2-0 nuk i “ndreqi” dot marrëdhëniet mes fansave dhe klubit, por El Clasico mund të jetë ndeshja e duhur, që Reali t’i zbardhë faqen mbështetësve të tyre.

178596

 

178597