Werder Bremen mposht Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar në miqësoren e zhvilluar me skuadrën gjermane Werder Bremen, me shifrat 2:0.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Aycicek në minutën e 27-të, dhe Makiadi që shënoi golin e dytë në minutën e 88-të.

Kjo është miqësorja e dytë e Kosovës e zhvilluar brenda këtij muaji, me ekipet gjermane.

Të pazgjedhurit e Albert Bunjakut, të martën barazuan me Eintracht Frankfurtit me rezultat 0:0.

Werder – Kosova  2:0

GOL: Skuadra e Werder Bremenit, ka shënuar golin e dytë në këtë ndeshje në minutën e 88-të me antë të Makaidit, i cili me një goditje të fuqishme mposhti Ujkanin për 2:0.

Futbollistët e skuadrës gjermane Werder, kanë pasur një tjetër rast shënimi nga rivënia nga këndi por në momentin e fundit topi është larguar nga vija e portës.

Kur po zhivllohet minuta e 73-të futbollistët e Kosovës, kishin një rast të mirë shënimi pas rivënjes nga këndi kur Fejzullahu goditi bukur por portieri Casteels, reagoi për mrekulli duke evituar një gol të sigurt.

Po zhivllohet minuta e 70-të e ndeshje futbollistët e Werder Bremen humbën një mundësi të art shënimi kur nga shtatë metra largësi Hilbner nuk arriti të dërgoj topin në rrjetë.

Në këto minuta të cilat janë duke u zhivlluar lojtarët e Kosovës, janë duke luajtur më mirë se ata të Werderit duke dominuar por nuk kanë arritur ende të barazojnë rezultatin para një mbrojtje mirë të vendosur, nga lojtarët gjerman.

Trajneri Albert Bunjaki ka kryer dy zëvendësime duke larguar nga loja Besar Halimin dhe dhe Valmir Sylejmanin, përderisa ka inkuadruar në vendin e tyre  Anel Rashkajn dhe Milot Rashicën.

Janë sërish futbollistët e Werder Bremenit, të cilët kanë rrzikuar me Di Santon në minutën e 53-të por goditja e këtij të fundit u pritë pa problem nga Ujkani.

Po zhivllohet minuta e 51-të e ndeshjes dhe Werder Bremen, ka rrëzikuar me dyshe Eggesein dhe Frode, pas një kombinimi të bukur por Eggestein nuk arriti të ndryshoj rezulatin duke goditur jashtë portës.

Fillon pjesa e dytë

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Werder Bremenit dhje Kosovës me epërsi të skuadrës gjermane prej 1:0.

Kosova në këtë pjesë kishte disa raste të mira shënimi që nuk arriti t’i konkretizonte.

Pas golit të pësuar, lojtarët e Kosovës kanë filluar të sulmojnë portën kundërshtare. Në rast të mirë ishte sulmuesi Bersant Celina, por në momentet e fundit intervenon Lukimya duke shpëtuar skuadrën e tij pa pësuar gol.

GOL: Zhivllohej minuta e 27-të kur Aycicek nga një goditje dënimi prej rreth 25 metrave gjuan për mrekulli për të mposhtur Ujkankin për rezultatin 1:0 në favor të Werder Bremenit.

 

Kosova po dominon. Po zhvillohet minuta e 20-të e ndeshjes, loja po zhivllohet kryesisht në fushën e skaudrës së Werder Bremenit. Futbollistët e Kosovës, janë më shumë në posedimin e topit. Ata kanë pasur edhe rastin e dytë, por pa sukses.

Kur po zhvillohet minuta e 10-të e ndeshjes, Kosova ka rrezikuar përmes mbrojtësit Ilir Berisha, por goditja e këtij të fundit përfundoi jashtë porte. Vazhdon të mbetet 0:0.

Loja nisi me këto formacione:

KOSOVA:  Ujkani, Perdedaj, Berisha, Pepa, Alushi, Nushi, Sylejmani, Fejzullahu, Celina, Halimi, Toski

Përzgjrdhës: Albert Bunjaki.

Werder: Castels, Cardirola, Lukimya, Makiadi, Di Santo, Kroos, Aycicek, Eggestein, Sternberg, Busch, Frode

Trajner: Viktor Skripnik.

 

kosova  formacioni

 

werder