Forma impresive e Ferizajt ka rikthyer vëmendjen e tifozëve, stadiumi ishte i stërmbushur në ndeshjen e fundit (VIDEO)

Ferizaj po kalon në formë impresive, ku pas 12 xhirove kryeson tabelën në Grupin B të Ligës së Parë, me 23 pikë të mbledhura.

Kjo formë e mirë po i pëlqen edhe tifozëve, të cilë në numër të madh po e përcjellin skuadrën në ndeshjet si vendas, shkruan Gazeta Olle.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e klubit, shihet se si stadiumi i qytetit ishte i stërmbushur në ndeshjen e fundit, të cilën Ferizaj e zhvilloi ndaj Fushë Kosovës.

Klubi gjithashtu përmes postimit të fundit ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Shkrimi i plotë nga FC Ferizaj:

Në ndeshjen e fundit kampionale, ku skuadra jonë zhvilloi ndeshjen ndaj KF Fushë Kosoves , stadiumi i qytetit ishte i stërmbushur nga tifozët tanë, të cilët gjatë tërë ndeshjes i dhanë motiv edhe më të madhë futbollistëve tanë që të arrijnë fitoren, dhe të jenë lider në tabelë.

Kjo falë paraqitjeve dhe rezultateve shume pozitive të djelmoshave tanë, dhe organizimit shume të mirë të klubit.

Futbolli luhet për tifozë, sepse pa tifozë nuk ka atmosferë. Tifozët na kanë munguar shumë pasi që ka kohë kur stadiumi i qytetit ishte i stërmbushur me tifozë si në ndeshjen e fundit.

Tani edhe qytetarët dhe tifozët e kanë kuptuar se klubi ynë është shume më i organizuar dhe më serioz, dhe me punën e madhe të bordit drejtues, aksionerëve, shtabit teknik dhe futbollistëve klubi ynë po vazhdon me paraqitje dhe rezultate pozitive.

Ju falenderojmë të gjithëve që jeni në mbështetje të klubit tonë. Tani më shumë se kurrë futbollistët kanë nevojë për ju. Vazhdojmë së bashku deri në fund.

Forca Ferizaj 

/Gazeta Olle/

Nuk ndalet spektakli në Ligën e Dytë, realizohen 12 gola në dy ndeshje – Prizreni njoftohet me humbjen

Angli – Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare