Ilir Krasniqi është ftuar nga Kosova u-21, në listën e publikuar sot për ndeshjet e muajit mars nga përzgjedhësi Albert Bunjaki.
Krasniqi i cili aktivizohet si mesfushor shkatrrues te skuadra e Llapit, me formën fantastike në ndeshjet e fundit ka bërë që trajneri Bunjaki të ketë një lojtar më shumë nga futbolli vendor.
Iliri në grumbullimin e Kosovës do ta ketë dhe shokun e skuadrës, anësorin Valmir Veliu i cili është ftuar përsëri nga Përfaqsuesja e Kosovës U-21.