Forma e klubeve të Superligës në pesë takimet e fundit: Prishtina lidere, Feronikeli jashtë Superligës

Kanë kaluara katër xhiro që kur filloi stinori pranveror në elitën e futbollit kosovar. Prishtina është skuadra më në formë duke fituar katër përballje dhe duke shkrirë diferencën me lideren Drita në vetëm tre pikë.

Marrë në përgjithësi, kryeqytetasit kanë grumbulluar 13 pikë në pesë ndeshjet e fundit dhe janë bindshëm në kreun e klasifikimit.

Në pozitën e dytë është Llapi me 9 pikë, e pasuar më pas nga Trepça ’89 dhe Drita.

Skuadra e Ballkanit ka grumbulluar vetëm shtatë pikë, tejet pak për një skuadër që pretendon kreun.

Befason skuadra e Feronikelit që ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe me këtë formë sikurse në pesë ndeshjet e fundit do të largohej nga Superliga.

Renditja tabelare e klubeve të Superligës në pesë xhirot e fundit:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm