Forlani e dërgon Cavanin në këtë klub

Edinson Cavani do të ishte nënshkrimi ideal për Atletico Madrid, sipas Diego Forlan.

Sulmuesi ka qenë i frustruar në Paris Saint-Germain duke u zhvendosur shumë shpesh në  krahë për ta lejuar Zlatan Ibrahimoviq që të luaj në qendër e të shkëlqejë.

Si rezultat i kësaj, thashethemet janë se Cavani do të largohet nga kryeqytetin francez këtë verë, pas dy vjetëve që u bashkua me PSG- për 64 milionë euro nga Napoli.

Ish-sulmuesi Atleticos, DiegoForlan, i cili luajti së bashku Cavani për shumë vite me ekipin kombëtar të Uruguait, beson se Vicente Calderon do të ishte destinacion i përsosur për të, transmeton ‘Gazeta olle’.

“Do të ishte spektakolare, sepse Cavani është një sulmues i madh dhe ky do të sihte një vend përfektë për të”, tha Forlan, i cili tani luan për Cerezo Osaka.

“Mendoj se stili i tij i lojës është ideale për Atleticon sepse ai është një lojtar i shpejtë i cili i pëlqen të luftojë.  Atletico gjithmonë karakterizohet me këso lloj lojtarë në sulm, si Fernando Torres, Sergio Aguero, Diego Costa dhe Radamel Falcao”.

Cavani deri më tani ka shënuar 18 gola në 39 ndeshje në të gjitha garat.