Forca Xhoxhaj!

Të hënën sytë e gjithë kosovarëve do të jenë kah Armend Xhoxhaj. Boksieri më i mirë i Kosovës prej orës 11:45 do të ngjitet në ring, ku do ta takojë ukrainasin, Oleksandr Khyzhniak. Xhoxhaj beson se do ta fitojë edhe këtë sfidë të dytë të tij në “Baku 2015”, ku po mundohet t’ia nxjerr një medalje Kosovës, e cila me sporte tjera deri më tani ka dëshpëruar.

Edhe njohës të boksit në Kosovë kanë thënë se 21-vjeçari ka cilësi të kualifikohet në gjysmëfinale. Rrethin e parë garues kosovari e ka kaluar pa luftë, kurse në çerekfinale u kualifikua pas fitores bindëse ndaj hungarezit, Norbert Harcsa, të cilin e kishte dominuar në të tre rundet. /Gazeta Zëri/