“Forca” rivalizon “Arpagjik’t”, udhëtim masiv me 25 autobusë drejt Klinës për ndeshjen e barazhit

Vushtrria dhe Liria do të ballafaqohen në ndeshjen e barazhit mes dy ekipeve që kanë përfunduar në vendin e dytë në grupin A dhe B të Ligës së Parë.

Përballja e barazhit do të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” të Klinës, të shtunën me 21 maj.

Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë me vendin e 8’të të Superligës për një vend në Superligë për edicionin 2022/23.

Përgatitjet nga tifozeritë kanë filluar tashmë – pasi për dy skuadrat kjo ndeshje vlen shumë.

‘GazetaBlic Sport’ raporton se tifo-grupi “Forca” nga Vushtrria do të ketë një organizim masiv për këtë ballafaqim. Rreth 25 autobusë do të udhëtojnë nga Vushtrria në Klinë për të përkrahur ekipin e zemrës në këtë duel.

“Forca” ka mbajtur edhe mbledhje disa ditë më parë – ku është diskutuar mobizilimi i madh i qytetit para kësaj sfide. Vlen të theksohet se kjo tifozeri në të kaluarën ka pasur disa udhëtime që edhe sot kujtohen.

Conference League Roma-Feyenoord në “Air Albania”, FSHF zbulon agjendën e aktiviteteve në ditën e finales

Krerët e FFK-së morën pjesë në Kongresin e UEFA-s, Çeferin do të kandidojë edhe për një mandat