“Forca” reagojnë ashpër pas rënies së Vushtrrisë nga Liga e Parë: Turpi qoftë mbi ju!

Klubi futbollistik “Vushtrria” kanë rënë nga Liga e Parë dhe nga sezoni i ardhshëm do të bëjnë gara në Ligën e Dytë.

Ish-kampioni i Kosovës e ka mbyllur e fundit në grupin A dhe tani skuadra që ka pasur peshë të madhe në Superligë aktivitetin futbollistik do ta vazhdojë në nivelin e tretë të futbollit kosovar.

Të irrituar me largimin në nivelin e tretë tifo-grupi “Forca”, kanë reaguar ashpër me këtë ndodhi. Ata janë shprehur të pakënaqur me largimin dhe kanë akuzuar ashpër kryetarin e skuadrës Bajrush Kajtazi dhe kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Postimi i plotë:

“Nga sot, KF Kosova (V) edhe zyrtarisht bie ne Ligen e Dyte.

Perkunder faktit se shume here reaguam, protestuam e besa edhe i paralajmeruam institucionet komunale dhe kuvendaret e klubit tone qysh ne fillim se jemi ne rrugen e cila na shpie drejt humneres.

Ju kujtojme se ishim pjese e Superliges ne kohen kur z.Xhafer Tahri na e solli ne mbledhjen e tifozeve njeriun me emrin Bajrush, ku gjate ketij takimi aty u cek se gjasat per renie nga Superliga jane zero dhe se per 100 vjetor te themelimit te klubit (2022) qyteti do ta festoj si kampion i Kosoves.

Te gjitha keto i mori era, por ne prap i dhamë nje shans tjeter kryesise duke kerkuar qe ta rikthej klubin ne Superlige.

Kjo nuk ndodhi, qysh ne fillim u panë qellimet e Bajrushit dhe heshtja e dyshimtë e Xhafer Tahirit.

Perforcime nuk pati, ndodhi largimi masiv i lojtareve, mungonin pagat e rregullta te lojtaret. Te gjitha keto ishin te mjaftueshme qe ta dinim seriozitetin e Bajrushit , dhe te gjitha keto fakte nuk mjaftonin per Xhafer Tahirin ne takimet tona te shumta qe patem me te.

A duhet ndokush te marr pergjegjesi per kete situate te krijuar, kur dihet se prej qe egziston klubi nuk ka qene pjese e rangut kaq te ulet?
Ku eshte kryetari Xhafer Tahiri i cili publikisht garantojke se nuk do te bie klubi ne Ligen e Dyte?

Ku mbeten Kuvendaret e klubit qe ngriten doren per Bajrushin e nuk e ngriten kur ke nevoja qe mos te vie deri ketu klubi yne i zemres?
Pse kjo heshtje?

Humbet mundin nje shekullor te shume brezave dhe derdhen ndjeres dhe gjak per keto dy ngjyra, qe rrezikuan jeten e tyre nga okupatori serb vetem per keto dy ngjyra.
Por mos harroni, do t’ju mallkoj koha nje dite.

Turpi qofte mbi ju. Zoti ju japt hakun!”

Në nivelin e tretë të futbollit kosovar garat do t’i vazhdojë edhe skuadra nga Obiliqi, KEK-u.