Tifo-grupi vushtrrias, Forca, vazhdon të kundërshtojë kryetarin e klubit të Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të tij.
Forca ka shkruar që Kajtazi nuk mund të shkatërrojë klubin bardhekaltër, i cili sipas tyre rrezikon të bie në Ligën e Parë, përcjellë Gazeta Olle.
Më poshtë njoftimi i plotë nga Forca:
“Përmes këtij shkrimi, reagojmë fuqishëm lidhur me rezultatet e dobëta të klubit tonë të zemres, KF Kosova (V).
Humbjet e ndeshjeve ne shtëpi nga ekipet rivale që synojnë rikthimin në superligë e së fundmi sot nga KF Drenasi, na bën me dije që klubi ynë përveç se minimizon shanset për superligë, me këto lojë rrezikojmë edhe rënjen nga Liga e Parë.
Të gjithë jemi dëshmitarë, se gjatë reagimeve tona të shumta që i patëm në të kaluarën, ani pse ato ishin simbolike, hasëm në kundërshtime nga shumë sportdashës e veçanërisht të Xhafer Tahirit, i cili siç po shihet nuk u brengos dhe nuk brengoset për klubin e tij të qytetit.
Lusim edhe një herë të gjithë ata që e duan klubin tonë të zemres, të reagojmë fuqishëm lidhur me situatën e keqe që po mbizotëron, sepse me reagime tona të drejta, mundemi të zgjojmë nga gjumi kryetarin e komunës Xhafer Tahirin, që të veproj sa nuk ështê bërë vonë.
Çdo vonesë rreth kësaj situate në klub, është në dëm të klubit tonë që e ndërtuan të parët tanë një shekull më parë. Një njeri i pandergjegjshëm nuk mund ta shkatërroj një klub me histori sepse aty është derdh shumë mund”. /Gazeta Olle/