“Forca” dëmtuan stadiumin “Zahir Pajaziti” në ndeshjen e barazhit, ky është dënimi për Vushtrrinë

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 08.06.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, ndeshjes së barazhit për edicionin 2021-2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive u mor vendim për dënimin e FC Vushtrrisë, shkruan Gazeta Olle.

Tifozët e kësaj skuadre. “Forca”, kishin dëmtuar 72 ulëse në ndeshjen e barazhit, dhe ofenduan në kor FFK-në. Ata gjithashtu dëmtuan edhe rrjetën e golit duke penguar zhvillimin e ndeshjes për disa minuta.

FC Vushtrria obligohet ta paguajë dëmin e shkaktuar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, si dhe dënohet me dy ndeshjen zyrtare sipas rradhës në fushën e vetë pa praninë e shikuesve të organizuar nga FFK.

Vendimi i plotë:

FC ”Vushtrria”. Në min  77-të deri sa po pregaditej ekzekutimi i penalltisë nga FC ”Malisheva” tifozët e FC ”Vushtrria” të vendosur në tribunën jugore, kapin, tërheqin dhe zhvendosin rrjetën nga porta duke e pamundësuar vazhdimin e kohës së mbetur të lojës, në të njëjtën kohë kishin dëmtuar (hequr) 72 copë ulëse nga e njëjta tribunë, shumica e tyre  janë hedhur në fushën e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për 15 min.  Në ato momente për shkak të agresivitetit në rritje  dhe me qëllim të vazhdimit të lojës së mbetur nga policia është kërkuar të zbrazet tribuna jugore. Pas fillimit të zbrazjes së tribunës tifozët ofendojnë në kor FFK-në. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 1 të Rregullorës disiplinore: Dënohet me (2) dy ndeshje zyrtare sipas rradhës në fushën e vetë pa praninë e shikuesve të organizuar nga FFK. Obligohet FC “ Vushtrria” ta paguajë dëmin e shkaktuar në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

/Gazeta Olle/

Këto janë kuotat e kompanive të basteve për ndeshjen Kosovë – Irlandë e Veriut

Ishin të pandashëm dhe kontribuan jashtëzakonisht shumë për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA, Flamur Bunjaku kujton Fadil Vokrrin në përvjetorin e tij