Fonseca: Dua të shkruaj një kapitull të ri me shumë suksese

Milan zyrtarizoi trajnerin e ri të skuadrës për sezonin e ardhshëm me kuqezinjtë që i besuan Paulo Fonsecas. Portugezi, në fjalët e para si trajner i Milanit, theksoi se do të punojë në maksimum për të nderuar klubin dhe historinë e tij të madhe ndërsa shpreson që të shkruajë një kapitull të ri dhe të suksesshëm.

“Jam krenar që jam trajneri i ri i Milanit dhe do të punoj për të nderuar këtë klub dhe historinë e tij të madhe. Së bashku ne duam të shkëlqejmë dhe të shkruajmë një kapitull të ri suksesi që shpresojmë ta festojmë me fansat tanë të mrekullueshëm. Forza Milan!”.

Zyrtare: Bayern Munich prezanton blerjen e parë në epokën e Kompany

Drita prezanton lojtarin e rradhës, tashmë me përforcime jashtë vendit