Foda komenton përjashtimin e futbollistëve nga Kombëtarja

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dalë në konferencë për media për t’u deklaruar rreth dy ndeshjeve që Kosova do t’i luajë gjatë ditëve në vijim në kuadër të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ fillimisht do të luajnë në udhëtim ndaj Lituanisë më datë 12 tetor, ndërsa tri ditë më vonë do të presin në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Qipros (15 tetor).

Një ndër temat që bëri bujë të madhe së fundmi në lidhje me kombëtaren e Kosovës, ishte përjashtimi i tre futbollistëve nga grumbullimi i kaluar për duelin ndaj Qipros.

Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija që të tre nuk kishin udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës për në Qipro për shkak se kishin thyer rregulloren e brendshme të kombëtares.

Pati shumë dilema se a ishte trajneri apo vet FFK-ja ajo që mori vendimin për përjashtimin e tyre, por Foda tani i ka shuar të gjitha zërat duke dhënë versionin e vërtetë të ngjarjes.

“Këtë vendim e kanë marrë së bashku trajneri me federatën dhe rrjedhimisht për lojën ndaj Qipros i kemi larguar”, ka thënë Foda shkurtimisht.

Pas kërkimfaljes që kanë bërë të tre lojtarët, ata tashmë janë pjesë e Kosovës për dy ndeshjet ndaj Litaunisë dhe Qipros./Telegrafi/

Foda me mentalitet fituesi, tregon se Kosova futet në ndeshje vetëm për fitore

Lëndimi i Vedat Muriqit komentohet nga Franco Foda